Drejtori i Policisë pret në takim lamtumirës shefin e OSBE-së

E publikuar: 02/09/2024 22:28
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Drejtori i përgjithshëm i Policisë së Kosovës, kolonel Gazmend Hoxha ka pritur në një takim lamtumirës ambasadorin Michael Davenport, shef i misionit të OSBE-së në Kosovë.

Siç thuhet në njoftimin e policisë, gjatë takimit u vlerësua lart bashkëpunimi OSBE-PK, e në veçanti me ambasadorin Davenport.

“Koloneli Hoxha falënderoi ambasadorin për mbështetjen e pakursyer që ka dhënë OSBE-ja për Policinë e Kosovës. Nga ana tjetër ambasadori Davenport shprehu falendërimin dhe mirënjohjen, për komunikimin, bashkëpunimin dhe qasjen konstruktive të Policisë së Kosovës ndaj organizatës nderkombëtare, konkretisht OSBE-së” thuhet në njoftim.