Arrestimi i tre zyrtarëve policorë dhe suspendimi i katër të tjerëve pas dyshimeve për rrahjen e një qytetari për një gabim në trafik, ka bërë që Drejtori i Përgjithshëm i Policisë, Samedin Mehmeti të vizitojë sot Drejtorin Rajonale të Gjakovës.
Mehmeti ka paralajmëruar vendosje të kamerave nëpër të gjithë stacionet policore nëpër të gjithë Kosovën për të rritur transparencën dhe efikasitetin e policisë.
Derisa ka shpjeguar arsyet e vizitës së tij.
Të ngritët përgjegjësia në menaxhim dhe mbikëqyrje nga eprorët e të gjitha niveleve,
Me qëllim të ngritjes së nivelit të mbikëqyrjes do të bëhen hetime dhe inspektime në të gjitha nivelet,
· Të realizohen trajnime shtesë në fusha të ndryshme, komunikimit, disiplinës, taktikave mbrojtëse, përdorimit të forcës etj.
· Të bëhet ricertifikimi, këshillimi dhe rishikimi i procedurave të angazhimeve policore në fushën e përdorimit të forcës.
· Të raportohen dhe iniciohen të gjitha rastet, ku mund të ketë tejkalim të autorizimeve policore apo sjellje në kundërshtim me parimet dhe procedurat policore”, thuhet në njoftimin e Policisë.
“Pjesë e planifikimeve shtesë janë edhe realizimi i projekteve për vendosjen e pajisjeve të kamerave të trupit për punonjësit policor, e cila do të mundësojë një qasje më profesionale, ngritje të transparencës dhe një menaxhim sa më efikas.
Po ashtu menaxhmentit i PK-së është duke realizuar edhe projektin e vendosjes së kamerave në të gjitha rajonet, stacionet policore, i cili sipas planifikimeve pritet të përfundojë brenda këtij viti.
Policia e Kosovës njëkohësisht falënderon qytetarët për bashkëpunimin dhe besimin e treguar ndaj Policisë, njëherë inkurajon të gjithë qytetarët të raportojnë për çdo rast të kundërligjshëm apo sjellje joprofesionale nga ana e zyrtarëve policorë”, thekson komunikata.