Drejtori i Përgjithshëm i PK-së vizitoi IPK-në

E publikuar: 20/09/2018 17:13
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Drejtori i Përgjithshëm i PK-së z. Rashit Qalaj më bashkëpunëtorë, u takuan sot me Kryeshefin Ekzekutiv të Inspektoratit Policor të Kosovës-së znj. Miradije Kelmendi. Me këtë rast z.Qalaj e përgëzoi znj. Kelmendi për përzgjedhjen e saj në pozitën e Kryeshefit të IPK-së dhe i uroi suksese në punën e saj.
Kryeshefja e IPK-së znj. Kelmendi falënderoi z.Qalaj për vizitën dhe bashkërisht u dakorduan për vazhdimin dhe forcimin e bashkëpunimit mes Policisë dhe Inspektoratit Policor.

Bashkëbiseduesit në këtë takim u pajtuan se rritja e profesionalizmit dhe integritetit të zyrtarëve policorë është prioritet i përbashkët për të pasur një Polici të përgjegjshme, profesionale dhe në shërbim të qytetarëve si dhe për angazhim maksimal dhe luftë të pa kompromis ndaj dukurive negative që mund të shfaqen në Policinë e Kosovës si institucioni kryesor përgjegjës për sigurinë e qytetarëve.