Drejtori i Klinikës së Onkologjisë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK) në Prishtinë, Ilir Kurtishi, ka dhuruar gjak në mënyrë vullnetare për pacientët onkologjikë, pas ofrimit të shërbimeve onkologjike në Spitalin e Përgjithshëm të Prizrenit.
Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, Kurtishi ka theksuar rëndësinë e solidaritetit dhe humanizmit në përballjen me sëmundjet e rënda, duke theksuar se çdo kontribut, sado i vogël, është jetik për pacientët që luftojnë çdo ditë për jetën.
“Në këtë betejë të vështirë, çdo pikë gjaku është shpresë, çdo gjest është mbështetje. Humanizmi nuk është vetëm pjesë e profesionit tonë, por detyrim njerëzor”, ka shkruar Kurtishi.

















