Drejtori i inteligjencës së Mbrojtjes Finlandeze në Kosovë takohet me drejtuesin e KFOR’it dhe fasin për sigurinë në rajon

E publikuar: 24/03/2025 22:33
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Komandanti i misionit i KFOR të gjeneralmajor Enrico Barduani, ka pritur në takim Drejtorin e Inteligjencës së Mbrojtjes Finlandeze, gjeneral brigade Pekka Turunen në Shtabin e KFOR-it në Prishtinë.

Siç ka njoftuar KFOR në Facebook, gjatë takimit, gjeneralmajor Barduani ndau pikëpamjen e tij për situatën aktuale të sigurisë në gjithë rajonin.

Në njoftim bëhet e ditur se Barduani nënvizoi përpjekjet e KFOR-it për të siguruar një mjedis të sigurt për të gjithë njerëzit që jetojnë në Kosovë dhe në mbështetje të dialogut të ndërmjetësuar nga BE-ja ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. /Express