Drejtori i Emergjencës flet për gjendjen shëndetësore të 32-vjeçarit të plagosur

E publikuar: 11/05/2022 12:25
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Hasan Berisha ka mbetur i vrarë dje në Kaçanik ndërsa vëllai i tij Kastriot Berisha i plagosur.Kastriot Berisha është dërguar në Qendrën Klinike Universitare për trajtim.Për gjendjen e tij shëndetësore për Insajderin ka folur drejtori i Klinikës Emergjente, Naser Syla.

“Ne e kemi kryer operacionin mbrëmë. I njëjti ndodhet në mjekim intensiv”, ka thënë shkurt Syla.Por si ndodhi i gjithë rasti?Gjatë ditës së djeshme Hasan e Kastriot Berisha u sulmuan me armë zjarri.Hasan Berisha mbeti i vrarë në vendin e ngjarjes teksa Kastriot Berisha u plagos në qafë.

Krimi ka ndodhur në lokacionin e njohur si “Fusha e Pajtimit” ”, përballë Varrezave të Dëshmorëve, në magjistralen Ferizaj-Kaçanik.Detaje për rastin kanë dhënë edhe nga Policia përmes raportit 24 orësh.“Është raportuar se një i dyshuar mashkull kosovar dyshohet se ka shtënë me armë zjarri ndaj dy viktimave meshkuj kosovarë.

Si pasojë e të shtënave njëri nga viktimat ka ndërruar jetë ndërsa tjetri është dërguar në spital në gjendje të rëndë pa vetëdije. Të gjitha njësitë përkatëse kanë dalë në vendin e ngjarjes. Trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion. Në lidhje me rastin dy të dyshuar gjenden në arrati”, thuhet në njoftim.