Sulmet ajrore izraelite në Rripin e Gazës shkaktuan të paktën 61 të vrarë gjatë 48 orëve të fundit, sipas autoriteteve vendore palestineze.
Drejtori i Agjencisë Qendrore amerikane të Zbulimit (CIA), William Burns, që po drejton negociatat nga pala amerikane, tha gjatë një takimi në Londër se në ditët në vazhdim do të paraqitet një plan më i hollësishëm për armëpushim në Gazë.
11 muaj pas fillimit të luftës, kanë dështuar një sërë përpjekjesh diplomatike për arritjen e një marrëveshje armëpushimi për t’i dhënë fund konfliktit dhe për të bërë të mundur lirimin e pengjeve.
Palët ndërluftuese kanë fajësuar njëra-tjetrën për dështimin e negociatave për armëpushim, në të cilat janë të përfshira Shtetet e Bashkuara, Egjipti dhe Katari.