Drejtori Gjeneral për Fqinjësi dhe Zgjerim, Christian Danielsson, ka takuar sot Kryeministrin e Kosovës Ramush Haradinaj, për të lansuar Programin për Reforma Ekonomike. Danielsson në konferencën e përbashkët me Haradinajn u pyet për Demarkacionin si kusht për liberalizimin e vizave.
Dannielson përmendi edhe luftimin e korrupsionit dhe krimin e organizuar si kushte tjera të rëndësishme për liri të lëvizjes në Bashkimin Evropian.
“Njëra nga sfidat për Kosovën është luftimi i krimit te organizuar dhe korrupsioni, janë te rëndësishme për vet Kosovën dhe klimën e biznesit. Pajtohem që është një nga kriteret për liberalizimin e vizave, kriteret tashme e dijmë cilat janë për demarkacioni dhe është mirë qe kjo të shqyrtohet”
PËr demarkacionin kriteret janë të ditura dhe kjo shkon për qeverinë e kosovës, ndërsa Komisioni Evropian është i gatshëm të rekomandoj heqjen e vizave sapo të zgjidhet cështja e demarkacionit”, ka thënë Danielsson. /Express/

















