Drecun për Asociacionin: Veprimi i Prishtinës i papranueshëm

E publikuar: 11/11/2015 11:20
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kryetari i Komisionit parlamentar për Kosovën në Kuvendin e Serbisë, Milovan Drecun, ka thënë se vendimi i Gjykatës Kushtetuese të Kosovës për pezullimin e marrëveshjes për formimin e komunave me shumicë serbe është një veprim i paranueshëm.
Ai ka shtuar më tutje se Prishtina është e detyruar që të zbatojë atë për çka ka rënë dakord.
“Edhe pse kjo sjellje e Gjykatës Kushtetuese të Kosovës, mund të interpretohet si një hap procedural deri në vendimin e gjykatës, megjithatë, nuk mund të shmanget përfundimi se ky është një veprim i qëllimshëm që pasqyron marrëveshjen e politikanëve në Prishtinë dhe Gjykatës Kushtetuese për të penguar zbatimin e Marrëveshjes së Brukselit në pjesën që ka të bëjë me krijimin e Asociacionit të komunave “, ka thënë Drecun për Radio Beogradin, përcjellë Klan Kosova.