Drake dhe Travis Scott kërcënojnë familjen e Kanye West , reagon Kim K.W

E publikuar: 15/12/2018 09:28
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

E gjitha filloi ditën e djeshme kur me anë të disa postimeve në Twitter, reperi i “Stronger” fillimisht tha se Drake ende nuk i kishte kërkuar falje për debatet që patën para disa kohësh.

Dhe pas disa minutash ai postoi një tjetër status ku tha se Drake e kishte marrë në telefon dhe e kishte kërcënuar atë dhe familjen e tij, e nëse i ndodhte gjë atij, ai do ishte i dyshuari i parë. Sikur mos të mjaftonte e gjithë kjo, drama vazhdoi pasi Kanye përfshiu  bashkëshortin e Kylie Jenner, reperin Travis Scott. Me anë të një serie të dytë postimesh ai tha se Travis nuk duhet ta kishte lejuar Draken në këngën e tij “Sicko Mode” dhe që kishte pasur kërcënime dhe nga ana e tij por familja duhej të vinte e para.

Por sigurisht  nuk mund të mungonte ndërhyrja e Kim Kardashian, reagimin e së cilës njerëzit po e prisnin me padurim. Ajo shkruajti: “Drake, mos guxo të kërcënosh bashkëshortin tim ose familjen time.  Ai ta shtroi rrugën për të qenë Drake-u që je sot’. Gjithashtu ajo postoi dhe disa fjali ku shfaqte mbështetjen ndaj Kanye-s duke thënë se është njeriu më brilant në botë, një gjeni që ka thyer shumë kufij në muzikë, kulturë dhe dhe modë.