Dr. Arber Tolaj garon me numrin 5 në listën e AAK-së

E publikuar: 07/12/2025 20:08
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Dr. Arber Tolaj ka konfirmuar se Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës do të garojë në zgjedhjet e ardhshme me numrin 129, nën moton “Krah teje”. Ai bëri të ditur se është renditur me numrin 5 në listën zgjedhore të partisë. Tolaj po ashtu deklaroi se, sipas vlerësimeve të tij, pas zgjedhjeve kryeministër i Republikës së Kosovës do të jetë lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj.

Postimi i plotë:

Tashmë e dini, 129 është numri i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), e cila do të garojë dhe do të dalë fituese nën moton “Krah teje”.
Unë jam i renditur me numrin 5 në këtë listë.
Kryeministri i Republikës së Kosovës tashmë dihet, pas zgjedhjeve do të jetë lideri i pakontestueshëm, z. Ramush Haradinaj!
129- AAK ” Krah teje”
A.T.