Ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj e ka mbyllur gojën dhe nuk ka thënë asnjë gjë në lidhje me ‘Dosjen Habilaj’ dhe implikimin e paraardhësit të tij në trafik droge.
Duke folur për gazetarët pas një takimi për trafikun e njerëzve. I pyetur nga gazetarët Xhafaj është shprehur se është një hetim i bërë nga autoritetet italiane dhe nuk mund të flasë ai, sepse kjo çështje i takon drejtësisë.
“Nuk mund të flas para drejtësisë. Është një çështje që nuk i përket Policisë së Shtetit, janë çështje që i përkasin drejtësisë”, është shprehur ministri Xhafaj.
Ky i fundit është shprehur se shumë shpejt do të ketë të tjera zhvillime të rëndësishme në lidhje me këtë çështje dhe përfshirjen e policisë në trafikun e drogave.

















