Lajmet

Dosja e Prokurorisë: Pronari i ‘Veda 2 Petrol’, Dashnim Miftari dyshohet si pjesë e grupit të organizuar kriminal – kontrabandë me naftë e pastrim parash

03.07.2026 13:43
Rreshtat+- AShkronjat+- Print
Dosja e Prokurorisë: Pronari i ‘Veda 2 Petrol’, Dashnim Miftari dyshohet si pjesë e grupit të organizuar kriminal – kontrabandë me naftë e pastrim parash

Në Gjykatën Themelore në Prishtinë po mbahet seanca për caktimin e masës së sigurisë ndaj disa të dyshuarëve për kontrabandë me naftë, të cilët u arrestuan gjatë aksionit të Prokurorisë Speciale të Kosovës më 1 korrik.

Veriu.info ka siguruar kërkesën për caktimin e masës për paraburgim të bërë nga Prokuroria Speciale në Gjykatën Themelore në Prishtinë, ku zbardhet skema e këtij grupi të strukturuar kriminal, që dyshohet për kontrabandë, shmangie tatimore e pastrim parash.

Në kërkesën për caktimin e masës së paraburgimit për nëntë të arrestuarit, është edhe pronari i kompanisë “Veda 2 Petrol” Sh.P.K. Dashnim Miftari, i cili dyshohet për veprat penale të pjesëmarrjes ose organizimit të grupit kriminal të organizuar, shpërlarjes së parave, kontrabandimit të mallrave në bashkëkryerje dhe shmangies nga tatimi.

Sipas dosjes së prokurorisë, Dashnim Miftari, Adem Morina e Muhamet Mazrek më qëllim të përfitimit të drejtpërdrejt të dobisë financiare, kanë vepruar brenda grupit të strukturuar kriminal në krye të të cilit ka qëndruar Faruk Mazrek, duke kryer krime të rënda të kontrabandimit të marrave.

“Muhamet Mazrek ka qenë i angazhuar në transportin, modifikimin e mjeteve transportuese, mbajtjen e kontakteve mes anëtarëve të grupit, i pandehuri Dashnim Miftari, si pronar i biznesit “Veda 2 Petrol SH.P.K” dhe Adem Morina si pronar i “Cini Oil SH.P.K” gjatë ushtrimit të veprimtarisë ekonomike, së paku nga janari i 2025 vazhdimisht kanë deklaruar importin e sasive të mëdha të naftës për bizneset e tyre, përmes portit “Porto Romano” të Durrësit, ku kontrabandimin e ka organizuar i pandehuri Faruk Mazrek, ndërsa ashtu që mjetet transportuese të të pandehurit Faruk, të regjistruar në emër të shtetasve të Shqipërisë, në Shqipëri janë ngarkuar me vetëm 20 % të sasisë së naftës ndërsa sasinë e mbetur të naftës i pandehuri Faruk ua ka shitur në mënyrë të kundërligjshme bizneseve në Shqipëri, ashtu që vijën kufitare të Kosovës autobotet e kanë kaluar duke shmangur kontrollin doganor në atë mënyrë që brenda tyre dhoma ndarëse me naftë ka qenë e ndarë nga dhomat tjera, të mbushura me ujë”, thuhet në dosjen e prokurorisë për këta të pandehur, të cilët me këto veprime dyshohet se kanë kryer veprën penale pjesëmarrja ose organizimi i grupit kriminal të organizuar.

Dashnim Miftari, Faruk Mazrek, Fariz Mazrek, Skender Kelmendi, Nister Bajraktari, Adem Morina, Muhamet Mazrek dhe Naser Morina, dyshohen se janë përfshirë në kryerjen e veprave penale të shpërlarjes së parave nga muaji janar 2020 e deri më tani.

Prokurorja Speciale Arbëresha Shala, e ngarkon Dashnim Miftarin e “Veda 2 Petrol” Sh.P.K. edhe me përfshirjen në grup të organizuar kriminal për lëshimin dhe përdorimin e dokumenteve të rrejshme, në atë mënyrë që kanë lëshuar fatura fiktive për blerje apo shitje të mallit.

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!
© infosot.com


Kurti promovon pullë postare për 250-vjetorin e Pavarësisë së SHBA-së: Aleanca jonë do të vijojë të jetojë

Kurti promovon pullë postare për 250-vjetorin e Pavarësisë së SHBA-së: Aleanca jonë do të vijojë të jetojë

AAB hap regjistrimet në Fakultetin e Shkencave Kompjuterike, ofron bursë 30%

AAB hap regjistrimet në Fakultetin e Shkencave Kompjuterike, ofron bursë 30%

Spahija: Nuk na mbyllën fabrikën, pezullimin e prodhimit e vendosi bordi ynë deri në daljen e analizave

Spahija: Nuk na mbyllën fabrikën, pezullimin e prodhimit e vendosi bordi ynë deri në daljen e analizave

Daka: Është shumë e qartë se përsëri po shkojmë kah zgjedhjet

Daka: Është shumë e qartë se përsëri po shkojmë kah zgjedhjet

Ombudspersoni i Speciales pretendon se disa nga të paraburgosurit s’kanë pranuar ta takojnë: Paraburgimi me standarde

Ombudspersoni i Speciales pretendon se disa nga të paraburgosurit s’kanë pranuar ta takojnë: Paraburgimi me standarde

Dosja e Prokurorisë: Pronari i ‘Veda 2 Petrol’, Dashnim Miftari dyshohet si pjesë e grupit të organizuar kriminal – kontrabandë me naftë e pastrim parash

Dosja e Prokurorisë: Pronari i ‘Veda 2 Petrol’, Dashnim Miftari dyshohet si pjesë e grupit të organizuar kriminal – kontrabandë me naftë e pastrim parash

Fotografi, emra dhe gjurmë deri te Xhandarmëria: Kush lidhet me sigurimin e Vesellinoviqit dhe Radoiçiqit?

Fotografi, emra dhe gjurmë deri te Xhandarmëria: Kush lidhet me sigurimin e Vesellinoviqit dhe Radoiçiqit?

Aktakuzë ndaj gjashtë personave për keqpërdorim të pozitës zyrtare dhe mashtrim në prokurim publik

Aktakuzë ndaj gjashtë personave për keqpërdorim të pozitës zyrtare dhe mashtrim në prokurim publik

Edi Rama: Nuk e lë në gjysmë misionin për ta futur Shqipërinë në BE, dorëheqja s’është opsion

Edi Rama: Nuk e lë në gjysmë misionin për ta futur Shqipërinë në BE, dorëheqja s’është opsion

Kurti: Në mandatin e ardhshëm do të investojmë 1 miliard euro në mbrojtje

Kurti: Në mandatin e ardhshëm do të investojmë 1 miliard euro në mbrojtje

Gjeneral Jashari takon liderët ushtarakë amerikanë, theksohet bashkëpunimi me FSK-në

Gjeneral Jashari takon liderët ushtarakë amerikanë, theksohet bashkëpunimi me FSK-në

Rafuna: Kosova po humb fonde dhe projekte për shkak të bllokadës institucionale, duhen reforma urgjente

Rafuna: Kosova po humb fonde dhe projekte për shkak të bllokadës institucionale, duhen reforma urgjente

Rama: Izolim, sanksione, humbje fondesh, mbyllje fabrikash – fatkeqësia që po e jeton Kosova si rezultat i një qeverie autokrate

Rama: Izolim, sanksione, humbje fondesh, mbyllje fabrikash – fatkeqësia që po e jeton Kosova si rezultat i një qeverie autokrate

Kompania kosovare-amerikane nis prodhimin e robotëve tokësor ushtarak

Kompania kosovare-amerikane nis prodhimin e robotëve tokësor ushtarak

Gjini reagon pas mbylljes së qumështores Vita: Po u krijohet terren produkteve serbe në markete, të gjendet një zgjidhje e shpejtë

Gjini reagon pas mbylljes së qumështores Vita: Po u krijohet terren produkteve serbe në markete, të gjendet një zgjidhje e shpejtë

Haradinaj: Goditja ndaj qumështores VITA është goditje ndaj prodhimit vendor

Haradinaj: Goditja ndaj qumështores VITA është goditje ndaj prodhimit vendor