Vajza e Enver Malokut, Doruntina Maloku ka falënderuar Fatmir Limajn për informatat që i ka dhënë mbi vrasjen e babait të saj.
Ajo përmes një statusi në llogarinë e tij në Facebook ka thënë se informacion në lidhje me vrasjen e Babit tim, por edhe të tjerëve, mund të jetë i dobishëm për organet e drejtësisë, prej të cilave familjarët presin zbardhjen e rasteve, transmeton Indeksonline.
Ja postimi i plotë i Doruntina Malokut në Facebook:
“E falenderoj z. Limaj që sqaroi publikisht se ku e ka marrë informatën për personin qe e ka përmendur si njërin nga ata që mund ta kenë planifikuar dhe vrarë Babin tim, të cilën e ka plasuar në njërën nga seancat, në procesin gjyqësor kundër tij, në Hagë. Çdo informacion në lidhje me vrasjen e Babit tim, por edhe të të tjerëve, mund të jetë i dobishëm për organet e drejtësisë, prej të cilave, ne, si familje presim qe më shumë se 17 vjet që ta kryejnë detyrën e tyre”



















