Dortmundi, fitore spektakolare me Ingolstadt

E publikuar: 23/08/2015 18:53
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Borusia e Dortmundit vazhdon të fitojë nën drejtimin e Tuchel. Verdhezinjtë regjistruan fitoren e dytë në po kaq ndeshje, pasi mundën në transfertë 0-4, debutuesit e Ingolstadt, që rezistuan për 55 minuta përpara se të dorëzoheshin përballë formacionit të Ruhrit. Një fillim perfekt për Borusian, që në dy javë kampionat ka shënuar plot 8 gola dhe nuk ka pësuar asnjë, ndërkohë që po të shtosh dhe ndeshjen e Europa League ka një mesatare prej 4 gola për ndeshje në fillimin e këtij sezoni. Në ndeshjen e tyre të parë në Bundesligë, që pas ngjitjes, përpara tifozerisë së saj vendasit e Hassenhutl e patën të pamundur të përballonin ritmin e miqve, që dominuan por pa arritur dot te goli. Mkhitaryan që në pjesën e parë shpërdoroi një mundësi të shkëlqyer, në minutën e 55-të mendoi të bënte njeriun asist duke shërbyer për Ginter golin e epërsisë.

5 minuta më pas Marco Reus vuri në kasafortë 3 pikët me golin e 2-0 nga pika e bardhë, ndërsa në pesë minutat e fundit të lojës, verdhezinjtë e bënë të rëndë humbjen për Ingolstadt-in teksa shënuar dhe dy herë të tjera me Kagawa dhe Aubameyang.

Tjetër fitore 4-0 për ekipin e Tuchelit, që mban sërish vendin e parë në rendijte me golavarazh më pozitiv se Bajern dhe Leverkusen.