Doris Pack kundër demarkacionit si kusht për vizat

E publikuar: 27/05/2016 13:59
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Ish-deputetja e Parlamentit Europian, Doris Pack, në një postim në Twitter ka shkruar se ajo nuk po pajtohet me vendosjen e demarkacionit me Malin e Zi si kusht për liberalizimin e vizave.

Politikania gjermane dhe ish-deputetja e Parlamentit Europian, Doris Pack, në një postim në Twitter ka shkruar se ajo nuk po pajtohet me vendosjen e demarkacionit me Malin e Zi si kusht për liberalizimin e vizave, transmeton Express.

Ish-deputetja Pack ka shkruar se ajo është kundër kushtit të demarkacionit me Malin e Zi.

“Demarkacioni me Kosovën: Një kush i ri për liberalizimin e vizave? Pyetje të njejta të pazgjidhura me sistemin pa viza”

Nuk është vetëm politikania gjermane që po e kundërshton kushtin e vënë nga BE-ja për kosovarët.

Deputetja socialiste nga Sllovenia, Tanja Fajon, e caktuar të jetë raportuese për liberalizimin e vizave për Kosovën, ka vënë në dyshim dhe ka kërkuar nga Komisioni Evropian të sqarojë se si u vu kusht për liberalizimin e vizave për Kosovën demarkacioni i kufirit me Malin e Zi, ndërkohë që vendet e tjera nuk kanë pasur kushte të natyrës së tillë.