Dorëzohet Wenger, ja “uron” titullin Chelseas

E publikuar: 12/04/2015 19:52
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Arsene Wenger është dorëzuar në garën për titull në Premierligë. Francezi beson se këtë vit, është Chelsea e Jose Mourinhos që do ta arrij lavdinë, ndërsa ka kërkuar nga lojtarët tij, që të ruajnë këtë formë deri në fund të sezonit, për të tentuar të fitojnë FA Cup, dhe ruajtjen e vendit të dytë.

Arsenali po kalon në një formë të jashtëzakonshme në Premierligë, ku ka arritur t’i fitojë tetë ndeshjet e fundit.

“Asgjë nuk ka ndryshuar, Chelsea janë shumë para dhe ndihen komod”, ka thënë Wenger./Indeksonline/