Shteti i Serbisë ia ka vulose pasaportën nji qytetari të Kosovës.
Taulant Hodaj, nji qytetar i Republikës së Kosovës me profesion avokat, ka deklarue se shteti i Serbisë apo zyrtarët kufitarë, ja kanë vendosë vulën në pasaportën e tij.
Ai në nji status në Facebook ka tregue vulën që i kanë vu’ në pasaportën e Kosovës.
Serbia për herë të parë pranon pasoshat e Kosovës dhe vendosë vulë në të. Dje me rastin e hymjes ne Serbi nëpërmjet Danubit me anije! – ka shkrue Hodaj.
Deri tash, qytetarët e Kosovës kanë mundë me kalue në shtetin fqinj të Serbisë vetëm nëpërmes letërnjoftimeve.
Dorëzohet Serbia: Njeh dhe vulos pasaportën kosovare
NGA KATEGORIA