Ish-kryeshefi ekzekutiv i Postë-Telekomit të Kosovës, Shyqyri Haxha, ka njoftuar se se sot ka dorëzuar padi kundër deputetit të LVV-së Armend Mujës.
“Sot kam dorezuar permes Avokatit tim Padinë Kunder Shpifjes Publike qe ka bërë Zyrtari i LVV-se Aremend Muja”, ka shkruar Haxha.
Haxha ka theksuar se ka vendosur të mos durojë më tutje shpifjet dhe etiketimet e askujt pavarësishtë emri apo mbiemrit.
“Duke i besuar drejtësisë gjykatave te Kosovës të cilat u ndertuan mbi sakrifcën e luftës së shumë brezave për liri dhe mbi parimet e Kushetutës së Kosovës, dhe duke vendosur të mos durojmë më tutje shpifjet dhe etiketimet e askujt pavarësishtë pozites emërit apo mbiemërit”.
Tutje ai ka thënë le të flas drejtësia në fund secili të nënshtrohet për veprimet e veta.
“Le të flas drejtësia në fund secili ti nenshtrohemi me veprimet tona.”