Dorëzohet Edi Rama: S’po mund ta ndryshojë gjendjen në Shqipëri

E publikuar: 13/09/2015 17:03
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, e ka pranuar se s’po mundet ta ndryshojë për të mirë Shqipërinë në një periudhë kaq të shpejt kohore.

Ai është arsyetuar se s’ka një shkop magjik për t’i ndryshuar ashtu qysh donë dhe meritojnë shqiptarët.

“Besoj se njerëzit në Shqipëri kanë të drejtë të jenë të padurueshëm pas aq shumë vitesh shtypjeje dhe mjerimi. Por unë nuk kam shkop magjik për t’i zgjidhur brenda dy viteve problemet që ekzistojnë në Shqipëri dhe për të bërë atë që presin dhe e meritojnë njerëzit. Mendoj se vendi ka ndryshuar mjaft dhe politika ka ndryshuar drejtimin. Por duhet të bëhet edhe më shumë”, ka thënë Rama, në një intervistë, për gazetën zvicerane, Ostschëeiz am Sonntag.