Massimiliano Allegri është dorëzuar në sfidën për ta markuar Lionel Messin. Trajneri i Juventusit ka thënë para finales së madhe se është pajtuar që situatën e Messit të ia lë më shumë fatit dhe se nata e Berlinit mos të jetë perfekte për të.
“Nuk mund ta markojmë Messin. Ai është një lojtar që shënon supergola, bën shumë driblime, bën asiste të mëdha, përfundon aksione, ka imagjinatë të madhe dhe si përfundim është i pandalshëm. Por si skuadër duhet të mirremi më shumë me Neymar e Suarez të cilët janë të rrezikshëm poashtu.
Mendoj se ne kemi karakter më të fortë se Barcelona dhe kjo gjë do të na ndihmoj shumë. Kemi zemër dhe guxim, dëshirë për fitore, është një trofe që na mungon për shumë vite, andaj nuk duhet ta lëshojmë” ka thënë Allegri.