Ministria e Drejtësisë njoftoi pak më parë përmes një komunikate se drejtori i përgjithshëm i Shërbimit Korrektues të Kosovës, z. Emrush Thaçi ka kërkuar nga ministri i Drejtësisë, Hajredin Kuçi, që të lirohet nga kjo detyrë.
Sipas njoftimit, z. Thaçi kërkesën për lirim nga pozita e drejtorit e ka bërë për shkak të angazhimeve të tij akademike.
Ndaj Shërbimit Korrektues të Kosovës ka pasur vërejtje për mungesë disipline dhe mosrespektim rregullash në burgjet e Kosovës.