Dorëheqja e Zaevit, ngre pikëpyetje mbi “Open Balkan”, Vuçiqi kërkon zgjidhje nga Rama

E publikuar: 01/11/2021 15:31
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Dorëheqja e Zoran Zaev nga posti i kryeministrit të Maqedonisë së Veriut duket se ka vendosur në pikëpyetje fatin e “Ballkanit të Hapur”.Në një postim në Instagram, presidenti serb Aleksandër Vuçiq ka pozuar krah kryeministrit Edi Rama teksa ndodhet sot në Glasgow në takimin e Samitit për Ndryshimin e Klimës.

Vuçiq e ka një dilemë drejtuar Ramës lidhur me vazhdimësinë e “Open Balkan”.“Mbështetje për ‘Ballkanin e Hapur’. A duhet ta mbajmë apo ta shtyjmë takimin në Beograd, duke pasur parasysh ngjarjet në Shkup?”, shkruan Vuçiç në Instagram.