Donjeta Sadiku ka fituar medaljen e argjendtë në turneun ndërkombëtar të boksit ‘Balkan’, të mbajtur në Sofje të Bullgarisë.
Komiteti Olimpik i Kosovës ka njoftuar se Donjeta në finale u përballë me kampionen botërore, brazilianen Ferreira Beatriz, e cila ndodhet e para në renditjen botërore të AIBA-s, kategoria -60kg.
“Donjeta edhe në finale shfaqi luftë të barabartë, duke treguar se është në formë të mirë para garave që vlejnë për pikë Olimpike. Në finale drejtësinë e ndau gjyqtari ndërkombëtar Latif Demolli”, thuhet në njofitm.