Donika Gërvalla: “LDK 2020”, një krah i ri brenda LDK-së

24.02.2016 23:49
Rreshtat+- AShkronjat+- Print
Donika Gërvalla: “LDK 2020”, një krah i ri brenda LDK-së

Donika Gërvalla-Schwarz, aktiviste e LDK-së në Gjermani dhe vajza e ish-veprimtarit Jusuf Gërvalla, ka bërë të njohur në “Interaktiv” të KTV-së krahun e ri brenda LDK-së. Ajo gjithashtu tha se “dita e premte do jetë ditë e dështimit të madh të Thaçit. Shumë deputetë të LDK-së nuk do ta votojnë Thaçin”.
“Lëvizja brenda LDK-së, ‘LDK 2020’, do të jetë për zgjedhjet që do të vijnë”, ka zbuluar Gërvalla duke thënë se ai krah nuk do të jetë kundër LDK-së, transmeton Koha.net.

Donika Gërvalla do të jetë personi përgjegjës për këtë lëvizje reformuese, që sipas saj do të të jetë një shansë që elektorati mos të zhgënjehet.

Kjo lëvizje, sipas Gërvallës, ka përkrahje të madhe dhe se anëtarët duhet të jenë detyrimisht edhe të LDK-së.

Deputetët e LDK-së, sipas Donika Gërvallës, e kanë mundësinë të tregojnë se në cilën rrugë do të shkojë LDK-ja të premten, kur do të votohet Hashim Thaçi për president të vendit.

Ajo ka thënë se brenda deputetëve ka shumë të dëmtuar nga Thaçi dhe SHIK-u, kështu që sipas Gërvallës, disa deputetë nuk do të votojnë për Thaçin.

Gërvalla ka thënë se udhëheqja e LDK-së është e padenjë dhe se Mustafa e ka çuar partinë buzë greminës.

Ajo ka treguar premtimin e thyer të Mustafës nga fushata zgjedhore.

“Ka qenë premtim konstant që votat që shkojnë në LDK, nuk do të shkojnë në PDK. Mustafa këtë e ka thyer”, ka thënë Gërvalla, duke vazhduar se ka shumë deputetë të LDK-së nuk e dinë as se çka përmban marrëveshja e koalicionit PDK-LDK.

Ajo ka folur për elektoratin e LDK-së dhe për disponimin e tyre. Shumë deputetë të LDK-së, tha Gërvalla, që nuk do të votojnë për Thaçin, duke shtuar se ata po kërcënohen.

“Dita e premte do jetë ditë e dështimit të madh të Thaçit. Shumë deputetë të LDK-së nuk do ta votojnë Thaçin. Deputetët janë nën presion, ata po kontaktohen edhe nga Hashim Thaçi”, ka thënë Gërvalla.

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!
© infosot.com


Kurti: Kosova përfiton 206.4 milionë euro nga fondet e BE-së

Kurti: Kosova përfiton 206.4 milionë euro nga fondet e BE-së

Rreshteri që tregoi se vetura e Lushtakut s’e rrezikoi eskortën e Kurtit kthehet në punë

Rreshteri që tregoi se vetura e Lushtakut s’e rrezikoi eskortën e Kurtit kthehet në punë

Abazi: Kurti është në mision të shpërbërjes së Republikës së Kosovës

Abazi: Kurti është në mision të shpërbërjes së Republikës së Kosovës

Gërvalla: Forcimi i drejtësisë dhe besimit institucional, parakusht për një Kosovë më të fuqishme

Gërvalla: Forcimi i drejtësisë dhe besimit institucional, parakusht për një Kosovë më të fuqishme

Kurti kthehet nga simpoziumi, merr pjesë në përvjetorin e KOSTT: Po hyjmë në një fazë të re të tranzicionit energjetik

Kurti kthehet nga simpoziumi, merr pjesë në përvjetorin e KOSTT: Po hyjmë në një fazë të re të tranzicionit energjetik

Erdogan iu kërkon aleatëve të NATO-s të heqin kufizimet në industrinë e mbrojtjes

Erdogan iu kërkon aleatëve të NATO-s të heqin kufizimet në industrinë e mbrojtjes

Presidenti Begaj qëndron për dy ditë në Luginë të Preshevës, zbardhet agjenda

Presidenti Begaj qëndron për dy ditë në Luginë të Preshevës, zbardhet agjenda

Gjini: Ritmi aktual po na lë prapa rajonit, Kosova ka nevojë për reformim radikal të ekonomisë

Gjini: Ritmi aktual po na lë prapa rajonit, Kosova ka nevojë për reformim radikal të ekonomisë

Ambasada e SHBA-së: Kosova po krijon mundësi të reja për investime amerikane

Ambasada e SHBA-së: Kosova po krijon mundësi të reja për investime amerikane

Erdogan në Samitin e NATO-s: Turqia kontribuon në misionet e Aleancës, përfshirë edhe në Kosovë

Erdogan në Samitin e NATO-s: Turqia kontribuon në misionet e Aleancës, përfshirë edhe në Kosovë

Atletet e bardha të Ramës marrin vëmendjen në Samitin e NATO-s, Rutte i tregon Trumpit

Atletet e bardha të Ramës marrin vëmendjen në Samitin e NATO-s, Rutte i tregon Trumpit

Trumpi urdhëron ndërprerjen e tregtisë me Spanjën

Trumpi urdhëron ndërprerjen e tregtisë me Spanjën

“Qeveria apo presidenti?”, Cakolli tregon procedurat për formimin e institucioneve

“Qeveria apo presidenti?”, Cakolli tregon procedurat për formimin e institucioneve

ATK: Faturat dhe transaksionet e realizuara me biznese fiktive apo joaktive nuk njihen për qëllime tatimore

ATK: Faturat dhe transaksionet e realizuara me biznese fiktive apo joaktive nuk njihen për qëllime tatimore

Gjini dhe Haradinaj tërhiqen nga mandati i deputetit, Berisha dhe Ramadani në vend të tyre

Gjini dhe Haradinaj tërhiqen nga mandati i deputetit, Berisha dhe Ramadani në vend të tyre

Daut Haradinaj kritika Kurtit se po “sorollatet” në brigjet greke: Kosova do duhej të ishte në Samitin e NATO’s në Ankara

Daut Haradinaj kritika Kurtit se po “sorollatet” në brigjet greke: Kosova do duhej të ishte në Samitin e NATO’s në Ankara