Donika Gërvalla: Hashim Thaçi mbetet një barbar politik – si i tillë nuk guxon të bëhet president

18.02.2016 11:23
Rreshtat+- AShkronjat+- Print
Donika Gërvalla: Hashim Thaçi mbetet një barbar politik – si i tillë nuk guxon të bëhet president

Kështu fillon shkrimin e saj në rrjetin social Facebook, Donika Gërvalla. Hashim Thaçi, nuk e fsheh tronditjen që ditën e Pavarësisë nuk u përgjakën rrugët e Prishtinës. Gërvalla, më tej thotë se Thaçi, nuk arriti t’a përmbaj vehten që t’mos e tregoj tronditjen e tij rreth faktit që sot, nuk pati dhunë dhe gjakderdhje, dhe një karakter i tillë nuk ka se çfarë të kërkojë në postin e Presidentit të Kosovës.

Më tej, Gërvalla shpreh habinë se si kryetari i LDK-së, partisë së Ibrahim Rugovës, është në shërbim të një figure të tillë dhe në oponencë të hapur me elektoratin e LDK-së.

“Presidenti i Republikës së Kosovës, të cilin Kushtetuta e përkufizon si person unifikues, nuk mund të jetë Hashim Thaçi, të paktë jo me vota të deputetëve të LDK-së. Ai sot, duke provokuar hapur dhunën me deklaratën e tij të marrë, përfundimisht e ka diskualifikuar vetveten për çdo lloj posti në politikën kosovare” – shton Gërvalla.

Ashtu siç e pat kërcënuar hapur fizikisht para shumë vitesh Kryetarin e Kuvendit, Prof. Nexhat Dacin, ashtu sot u paraqit si kapo i një bande kriminale, i cili tregohet i dëshpëruar që nuk i’u dha mundësia për të mbajtur për t’i njollosur edhe më shumë kundërshtarët e tij, thuhet në statusin e Gërvallës.

“Hashim Thaçi për Kosovën është një bombë me sahat, një rrezik i madh politik. Si të tillë e njohim prej vitesh dhe kjo është arsyeja pse ai kurrë nuk do të mund të fitonte shumicën e votës popullore në zgjedhje të drejtpërdrejta. Dhe ai këtë duket ta dijë shumë mirë. Sot na tregoi se pse një shumicë bindëse në Kosovë nuk i beson dhe e konsideron si kokë të krimit dhe të korrupsionit – sepse sot, si edhe në të kaluarën ka dëshmuar që nuk stepet as para dhunës primitive për të arritur qëllimet e tij” – shton më tej Gërvalla.

Është çështje e Isa Mustafës nëse ka vendosur që të dorëzohet para figurës së Hashim Thaçit. Por as Isa Mustafa dhe as LDK nuk guxon ta lërë Kosovën në duar të Hashim Thaçit, ngase sipas Gërvallës, Thaçi na dëshmoi që është i rrezikshëm, primitiv, brutal dhe i papërmbajtshëm. Qeverisja e Hashim Thaçit Kosovës i ka sjellë varfëri, radikalizim dhe izolim dhe është koha që kjo fazë të përfundojë njëherë e përgjithmonë.

“Është koha të hidhet poshtë kandidatura e Thaçit, të reformohet LDK, të shkohet me jë LDK të reformuar në zgjedhje të reja dhe me një LDK të fortë të ngrihet Kosova në këmbë të veta. Nuk do të jetë lehtë, por është e pashmangshme” – përfundon Gërvalla

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!
© infosot.com


Reagimet e Trainkos dhe Rizvanollit për vagonët, Ramadani: E tmerrshme, zyrtarë shtetërorë shkuan në Serbi pas Banjskës

Reagimet e Trainkos dhe Rizvanollit për vagonët, Ramadani: E tmerrshme, zyrtarë shtetërorë shkuan në Serbi pas Banjskës

Remi insiston për koalicion Vetëvendosje-PDK

Remi insiston për koalicion Vetëvendosje-PDK

“Operatori deklaron se vagonët s’kanë mundur të riparohen diku tjetër”, Rizvanolli e shpërndan shpjegimin e Trainkos

“Operatori deklaron se vagonët s’kanë mundur të riparohen diku tjetër”, Rizvanolli e shpërndan shpjegimin e Trainkos

Aleanca mban nesër mbledhjen e Kryesisë, pas saj konferencë nga Ardian Gjini

Aleanca mban nesër mbledhjen e Kryesisë, pas saj konferencë nga Ardian Gjini

Trainkos: Vagonët u dërguan për riparim në Serbi nga kompania vendore fituese e tenderit

Trainkos: Vagonët u dërguan për riparim në Serbi nga kompania vendore fituese e tenderit

AAB, ZGJEDHJA E PARË PËR STUDIME – HAPET AFATI I DYTË DHE KONKURSI PËR BURSA

AAB, ZGJEDHJA E PARË PËR STUDIME – HAPET AFATI I DYTË DHE KONKURSI PËR BURSA

Haradinaj godet pushtetin: Ditën shesin patriotizëm, e natën punojnë për Serbinë

Haradinaj godet pushtetin: Ditën shesin patriotizëm, e natën punojnë për Serbinë

Pacolli e Lushtaku nënshkruajnë marrëveshjen për financimin e programeve të banimit

Pacolli e Lushtaku nënshkruajnë marrëveshjen për financimin e programeve të banimit

Kurti: Dosjet e Brigadës së Motorizuar 37 duhet të hapen tash në vitin 2026, jo në 2044

Kurti: Dosjet e Brigadës së Motorizuar 37 duhet të hapen tash në vitin 2026, jo në 2044

Dioguardi pas marrjes së shtetësisë: Tani po përpiqemi të krijojmë një komb, Kosova po sulmohet nga armiqtë

Dioguardi pas marrjes së shtetësisë: Tani po përpiqemi të krijojmë një komb, Kosova po sulmohet nga armiqtë

Haxhiu u dorëzon dekretet e shtetësisë Joe dhe Shirley DioGuardit

Haxhiu u dorëzon dekretet e shtetësisë Joe dhe Shirley DioGuardit

Haxhiu: Kosova do të vazhdojë të qëndrojë përkrah Ukrainës

Haxhiu: Kosova do të vazhdojë të qëndrojë përkrah Ukrainës

“50 plumba kallashnikovi”, detaje të reja nga ekzekutimi i babë e bir në Dukagjin të Shkodrës

“50 plumba kallashnikovi”, detaje të reja nga ekzekutimi i babë e bir në Dukagjin të Shkodrës

QKUK jep detaje për tragjedinë në Malishevë: 25-vjeçarja arriti pa shenja jete, 26-vjeçari në gjendje shumë të rëndë

QKUK jep detaje për tragjedinë në Malishevë: 25-vjeçarja arriti pa shenja jete, 26-vjeçari në gjendje shumë të rëndë

“Zyrtarët e shtetit shkuan në Serbi pas Banjskës”, Ramadani kërkon veprim nga Kurti: Prita që e largoni menjëherë Rizvanollin

“Zyrtarët e shtetit shkuan në Serbi pas Banjskës”, Ramadani kërkon veprim nga Kurti: Prita që e largoni menjëherë Rizvanollin

Sindikata e Re e KEK-ut proteston të mërkurën në tri divizione në solidarizim me familjet e punëtorëve të vdekur

Sindikata e Re e KEK-ut proteston të mërkurën në tri divizione në solidarizim me familjet e punëtorëve të vdekur