Tingëllon shumë e mirë për të qenë e vërtetë, por një studim i ri tregon se ngrënia e një ëmbëlsire në mëngjes, djeg disa kilogramë.
Mëngjesi është koha më e mirë për të konsumuar ëmbëlsira sepse pikërisht atëherë është moment kur metabolizmi i trupit është më aktiv, dhe kemi pjesën e mbetur të ditës për të hequr kaloritë, tregon studimi.
Të konsumuarit biskota apo çokollatë, si pjesë e dietës së mëngjesit mund të përfshijë proteinë dhe karbohidrate që gjithashtu ju heqin më vonë urinë për të ngrënë gjëra të ëmbla.
Gjithashtu sugjerohet se grupi i ëmbëlsirave do të jetë më i suksesshëm në mbajtjen e peshës suaj konstante, pasi nëse i konsumoni ato në mëngjes, gjatë ditës do ta keni më pak të nevojshme ta bëni një gjë të tillë.