Pasaporta shqiptare vlen më pak nga të gjitha pasaportat e vendeve të rajonit sa i përket lëvizjes së lirë.
Nga një listim që publikon “Passportindex”, Shqipëria rezulton të ketë liri lëvizjeje të qytetarëve të vet, me 91 vende të botës. Sipas treguesit “power rank”, Shqipëria vlerësohet për nga “forca” e pasaportës me 43.
E edhe më keq është Kosova, e cila u hap dyert qytetarëve të vet për vetëm 41 vende dhe ka tregues 76. Pasaporta që vlen më shumë në Ballkan është ajo greke, me treguesin 7 dhe me lëvizje të lirë drejt 140 vendeve, Qipro me tregues 9 për 138 vende, Sllovenia me të dhëna12-135, Bullgaria 14-132, Rumania 17-128, Kroacia 19-124, Serbia 32-104, Maqedonia 35-101, apo edhe Mali i Zi me 37-98. Në vend të parë janë SHB dhe Britania e Madhe, qytetarët e të cilave lëvizin lirshëm drejt 147 vendeve të botës. Bie në sy se në krye të listës kryesisht janë vendet më të zhvilluara.
Listën e vlefshmërisë së pasaportave mund ta lexoni edhe Këtu