Donfried: SHBA kujdeset për sigurinë e Kosovës, ndjehuni të sigurt

E publikuar: 26/04/2022 22:08
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Ndihmës Sekretarja e Shtetit për Çështje të Euroazisë, Karen Donfried, ka thënë se prania e KFOR-it në Kosovës është garanci e sigurisë për qytetarët.

Donfried tha se nuk ka ndonjë arsye që njerëzit në Kosovë të ndjehen të pasigurt dhe se që SHBA garanton për Kosovën. Ajo po ashtu shtoi se nuk kanë parë ndonjë kërcënim të shtuar për Kosovën na ana e Rusisë.

“Dëshiroj t’i siguroj kosovarët se mund të ndjehen (të sigurt) – për shkak të KFOR-it dhe dëshiroj t’jua kujtoj sërish se është forca më e madhe e dislokuar e NATO-s e SHBA-ja është kontribuuesi më i madh në KFOR, si dhe për shkak të garancive të SHBA-së për Kosovën ,e më lejoni të them se nuk shohim ndonjë kërcënim të shtuar për sigurinë e Kosovës; nuk shohim asgjë që të sugjerojë se Rusia ka rritur vëmendjen për nxitjen e destabilitetit këtu, – që për të gjitha këto arsye mund të ndjeheni të sigurt që SHBA-ja po kujdeset për sigurinë tuaj dhe se KFOR-i, së bashku me SHBA-në, do të sigurojnë që të mos ketë përshkallëzim të shtuar në Kosovë”, tha ajo në T7.