Ish-presidenti amerikan, Donald Trump tha se pret që të arrestohet gjatë të martës për një çështje të ngritur nga prokuroria e Manhatanit.
Njoftimin e beri vetë përmes rrjetit social, Truth, ku nxiti mbështetësit e tij që të dalin në protesta.
Çështja ku ish presidenti është implikuar, është ajo me pagesat e paligjshme ndaj pornostares, Stormy Daniels, për të mbajtur të fshehtë një raport intim mes tyre.
Një nga avokatët e Trump tha se pretendimi i tij se do të arrestohet, bazohej në raportimet e mediave se ai mund të paditet javën e ardhshme.
Nëse Trump akuzohet, kjo do të ishte çështja e parë penale e ngritur ndonjëherë kundër një ish-presidenti të SHBA. Do të kishte gjithashtu pasoja serioze që të bëhej kandidat republikan për president në zgjedhjet presidenciale të vitit 2024