Dokumenti i Vettingut në Kuvend, Konjufca: Do ta forcojë sistemin e drejtësisë në Kosovë

E publikuar: 04/09/2022 12:33
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo
Kurti Konjufca Haxhiu

Kurti Konjufca Haxhiu

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu sot kanë dorëzuar në Kuvendin e Kosovës dokumentin për Vettingun i cili do të procedohet tutje nga deputetët, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.Pas pranimit të këtij dokumenti, Konjufca ka thënë se procesi i Vetttingut është një reformë e domosdoshme për sundimin e ligjit.Përmes një postimi të bërë në llogarinë e tij në Facebook, kryeparlamentari Konjufca ka thënë se Vettingu është reforma më e rëndësishme në sistemin e drejtësisë.“Vettingu do ta forcojë sistemin e drejtësisë, i cili ndikon drejtpërdrejt në përmirësimin e jetës së qytetarëve të Republikës së Kosovës” ka shkruar mes tjerash Konjufca.Postimi i plotë:Sot e pata kënaqësinë t’i takoj Kryeministrin e Republikës së Kosovës z. Albin Kurti dhe Ministren e Drejtësisë znj. Albulena Haxhiu, të cilët e dorëzuan në Kuvend dosjen me dokumentet përkatëse për procesin e vetingut në sistemin e drejtësisë.Procesi gjithëpërfshirës i vetingut, siç e kemi theksuar njëzëri, është një reformë e domosdoshme për sundimin e ligjit. Kjo është po ashtu një kërkesë shoqërore e kahmotshme për Kosovën.Krijimi, votimi dhe implementimi i tij është një hap jetik për mbarëvajtjen e shtetit dhe njëra nga reformat më të rëndësishme në sistemin e drejtësisë që e ngrit efikasitetin dhe profesionalizmin.Si i tillë, procesi i vetingut do ta forcojë sistemin e drejtësisë, i cili ndikon drejtpërdrejt në përmirësimin e jetës së qytetarëve të Republikës së Kosovës.