Bashkëshortja e presidentit të zgjedhur të Kosovës, Hashim Thaçi ka doktoruar sot në Universitetin e Tiranës.
Lumnije Thaçi, sipas deputetes Ganimete Musliu e cila i ka publikuar disa fotografi në “Facebook”, ka doktoruar në Fakultetin e Ekonomisë me temë: “Aspekte të menaxhimit bankar: Tregu i kredidhënies si një ndër instrumentet e sigurimit të një rritjeje të qëndrueshme ekonomike në Kosovë”, transmeton Koha.net. Në fotografi nuk shihet të ketë marrë pjesë bashkëshorti Hashim Thaçi.
Ajo ka kryer studimet master në Universitetin e Prishtinës dhe jep mësim në një kolegj privat në Kosovë.

















