Doganës i dalin në shesh dallaveret me tenderin gjysmëmilionësh

E publikuar: 28/03/2015 23:09
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Doganës së Kosovës nuk po ecën mirë prokurimi. Madje ngecjet nëpër tender këtij institucioni po i zgjasin me vite. Në fakt, tenderi servisim dhe mirëmbajtje të automjeteve ka nisur tani e një vit dhe ende nuk pa përfunduar. Krejt fajet për këtë zvarritje i kanë drejtuesit e Doganave, të cilët janë duke bërë dallavere në këtë tender që kap shumën e mbi 457 mijë eurove.Këto shkelje i ka vërtetuar së fundi edhe Organi Shqyrtues i Prokurimit, raporton Gazeta Express.
Në vendimin e fundit të datës 24.03.2015 të “gjykatës sëtenderëve” është vërtetuar se Dogana e Kosovës e ka shpërblyer më tenderin “Ofrimi i shërbimeve te servisimit dhe mirëmbajtjes se automjeteve te Doganës se Kosovës” kompaninë “LTG Kosova” ndonëse në garë ka pasur kompani më të lira.

E, më këtë veprim të Doganës nuk ishte pajtuar edhe kompania garuese “Reforma”, e cila është ankuar në OSHP dhe ka fituar rastin. Kjo kompani në ankesën e saj ka treguar se Dogana e Kosovës e kishte eliminuar nga gara me dallavere, pasi sipas tyre ky institucion i ka kërkuar dokumente shtesë që nuk kanë qenë farë të publikuara në dosjen e tenderit.

“Pasi kemi pranuar njoftimin për eliminim dhe arsyet e AK’së për eliminim kanë qenë: nga AK-ja kemi pranuar e-mail ku nga ne janë kërkuar dokumentacion shtese, emaili i dt.02.03.2015 na është kërkuar “për situatën referuar nenit 65, paragrafi 3, pika 3.2, 3.3, 3.4, 3.5, 3.6 dhe paragrafi 4, nen-paragrafi 4.1, 4.2, 4.4, vërtetim nga gjykata kompetente apo autoritetet administrative të vendit të themelimit te tenderuesit përplotësimin e pikës A. Ne kemi analizuar kërkesën e AK-se gjithashtu dokumentacionin e kërkuar nga AK-ja dhe kam parë se është një dokumentacion shtesë i cili nuk është përfshirë në materialin e dosjes se tenderit”, kanë thënë përfaqësues të kompanisë “Reforma”.

Me këto pretendime të kompanisë ishte pajtuar edhe paneli shqyrtues i OSHP’së.

“Paneli shqyrtues konstaton se Autoriteti Kontraktues me rastin e zhvillimit të këtij aktiviteti të prokurimit nuk ka respektuar nenin 59, paragrafi 4 te LPP-se dhe nenin 35 pika 5t e UOPP-se, sepse kërkesën për certifikata për menaxherin e kompanisë që nuk është idënuar, nuk e ka specifikuar në njoftimin për kontratë dhe në dosjen e tenderit dhe se kërkesa plotësuese e cila nuk ka qenë e paraparë paraprakisht është:në kundërshtim me nenin65 par.4 të LPP-së dhe një njëkohësisht ndryshim ikërkesës se dosjes se tenderit.”.

Duke u bazuar në këto fakte Paneli shqyrtues konstatoi se autoriteti kontraktues duhet të veproj në harmoni me nenin 52 paragrafi 3 i LPP-së, gjatë ri-vlerësimit të këtij aktiviteti të prokurimit, për arsye se vetëm kriteret e matshme dhe të cilat paraprakisht janë vendosur në dosjen e tenderit munde të përdorën gjatë vlerësimit të aktivitetit të prokurimit.image
image

Dogana e Kosovës për herë të parë këtë tender e ka shpallur me 06.03.2014 ku edhe i është anuluar për shkak të dallavereve. Me pastaj e kishte shpallur edhe 11.06.2014, por përsëri nuk kishte pasur sukses dhe është detyruar ta shpallë përsëri me 17.11.2014. /GazetaExpress/.