Dogana, zbulon ujëmatës në kamionin e ngarkuar me tulla

E publikuar: 18/07/2015 11:22
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Gjatë kësaj jave oficerët doganor të Drejtorisë rajonale të Podujevës arritën të kapin njëkohësisht të parandalojnë disa tentime për kontrabandim të mallrave të ndryshme.

Gjatë importit nga një kompani kosovare, që merret me material ndërtimor më saktësisht të blloqeve për ndërtim (tullave) kishte paraqitur për zhdoganim në Drejtorin rajonale të Podujevës ngarkesën e saj. Gjatë kontrollit të kësaj maune oficerët doganor në mes të maunës hasën në dy paketime, ku pas hapjes u konstatuan se janë ujëmatës të cilët me qëllim ishin futur në mes të maunës ashtu që të kontrabandohen. Fatkeqësisht në Kosovës ende ka kompani të cilat përkundër lehtësirave në të bërit biznes të cilat iu ofrohen nga institucionet e Kosovës ato ende tentojnë të përfitojë përmes kontrabandimit.
Kurse rastet tjera ishin kryesisht me mos deklarim të sasive të sakta gjatë importimit të mallrave të tekstilit dhe mallrave të përdorura me origjinë nga Gjermania. Respektivisht vlera e mallrave të padeklaruara ishte 5400 euro dhe 1400 euro në rastin e dytë.
Mallrat janë konfiskuar dhe kompanitë importuese janë gjobitur në tri raste e zbuluara nga Drejtoria Rajonale e Podujevës.