Dogana e Kosovës sot ka konfiskuar rreth 2.5 kilogramë ari pa mbulesë dokumentare, në Pejë.
Sipas një njoftimi thuhet se në vazhdimësi të rasti të dorëzuar nga Policia e Kosovës, në Prishtinë ku një qytetari ju gjetën sasi ari pa mbulesë dokumentare njësit e Doganës në konsultim me Prokurorinë Themelore në Prishtinë kanë vazhduar me kontrollimin në argjendarinë në Pejë, nga ku dyshohet se ka rrjedhur shmangia e arit nga detyrimet doganore.
Tutje në njoftim thuhet se njësiti i Doganës ka ushtruar kontroll tek lokali i të dyshuarit, ku edhe tek i njëjti janë gjetur edhe 2.4 kg ari i përpunuar pa dokumentacion përcjellës.
“Në konsultim me Prokurorinë është bërë kërkesën për sekuestrim të përkohshëm të mallit dhe më pastaj me vazhdimin e procedurave të tjera penale. Në total është sekuestruar 6.1 kg ari i përpunuar”, thuhet në njoftim.
Ndërkaq, tutje në njoftim bëhet e ditur se Dogana e Kosovës në bashkëpunim me autoritetet kompetente do të vazhdojë të ushtroj kontroll në kuadër të realizimit të detyrave dhe përgjegjësive të saj, me qëllimin e vetëm parandalimin e veprimtarive ilegale në të gjithë territorin e Republikës së Kosovës.
Dogana e Kosovës fton qytetarët të njoftojnë secilin rast të sjelljes jo etike të zyrtarëve doganor në numrin e telefonit 080050095.