Dogana konfiskon mbi tre mijë atlete sportive të falsifikuara

E publikuar: 19/03/2025 16:40
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Dogana e Kosovës ka parandaluar hyrjen në treg të 3 mijë e 120 palë mbathjeve sportive të falsifikuara.

Në një postim në Facebook, Dogana thotë se e veçanta e këtij zbulimi ishte mënyra e kamuflimit – këto produkte ishin të paraqitura si marka të njohura, por me pak ndërhyrje ato mund të shndërroheshin lehtësisht në kopje të brendeve origjinale, duke mashtruar konsumatorët dhe dëmtuar bizneset e ndershme.

“Ndaj kompanisë përgjegjëse është iniciuar procedura kundërvajtëse, ndërsa ne mbetemi të përkushtuar në ndalimin e produkteve të rrezikshme dhe të paligjshme”, thuhet më tej në njoftimin e Doganës.