Dogana e Kosovës bën të ditur se gjatë dy ditëve të fundit është realizuar një aksion rreth kapjes së një sasie të duhanit e cila është e kontrabanduar nga Maqedonia.
Njësitet e doganës në rrugë operative kanë arritur deri tek lokacioni i dyshuar.
Aksioni kishte për qëllim kontrollimin e një ndërtese banimi në një fshat të Komunës së Vitisë me dyshimin se në objektet përcjellëse gjendeshin mallra të kontrabanduara.
Me urdhër të gjykatës njësitet e doganës të asistuara nga policia kanë filluar bastisje ku si rezultat i saj në këtë pronë janë gjetur sasi e konsiderueshme e duhanit për të cilin pala nuk ka poseduar asnjë dokument.
Me urdhër të prokurorit personi i cili është gjetur në posedim të këtij mall është arrestuar kurse tërë sasia e duhanit (saktësisht 7760 kg) është konfiskuar.