Dogana e Kosovës sekuestron 400 artikuj tekstili në Gjilan, dyshohet se janë falsifikuar markat e njohura tregtare

E publikuar: 10/06/2025 16:32
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Dogana e Republikës së Kosovës ka njoftuar se ka sekuestruar sot 400 artikuj të dyshuar për falsifikim në qytetin e Gjilanit.

Sipas fotografive të publikuara shihet se bëhet fjalë për artikuj tekstili. Dogana e Kosovës bën të ditur ekziston dyshimi i bazuar se janë produkte që cenojnë markat tregtare të mbrojtura me DPI.