Njësitë e Doganës së Kosovës sot në orët e para të mëngjesit kanë filluar një aksion në pjesën verirore të qytetit të Mitrovicës tek lokacionet e dyshuara për mbledhjen dhe shpërndarjen e mallrave të kontrabanduara.
Dogana ka bërë të ditur se deri tani janë gjetur sasi të konsiderueshme të mallrave pa dokumente e që dyshohet që janë të kontrabanduara, transmeton Klan Kosova.
Mallrat e gjetura kryesisht janë pije alkoolike dhe cigare.
Në ketë aksion Dogana e Kosovës po përkrahet nga Policia e Kosovës dhe ATK.
Klan Kosova po e përcjellë nga afër këtë aksion dhe do t’ju sjellë informata dhe pamje nga atje.