Dogana e Kosovës, e drejtuar nga Lulzim Rafuna nuk kursen buxhetin kur është në pyetje argëtimi i punëtorëve.
Ky institucion për të përmbyllur punën një vjeçare, në fund të vitit të kaluar ka organizuar edhe një aheng për punëtorët.
Në Gazetën Fjala kanë arritur disa dokumente ku tregojnë se Rafuna dhe stafi i tij për këtë nej i kanë shpenzuar 4 mijë e 25 euro.
Së bashku me këto dokumente ka ardhur edhe një përshkrim ku tregon se sa perona kanë marr pjesë në këtë aheng.
“Doganat kanë organizuar koktej rasti me rastin e përmbylljes se ‘suksesshme’ të vitit 2015, dhe atë ne hotelin Emerald, duke e aranzhuar për 350 persona, me pako nga 11.50 euro për person, dhe duke e faturuar në shumë prej 4,025.00 euro, ndonëse ne koktejin e Rafunes te pranishëm ishin gjithsejtë 80 zyrtar & Ministri i Financave Hoti!!! E ne realitet, menyja kishte nga dy pije”, thuhet në emalin që ka arritur në gazetën Fjala nga një person anonim./Gazeta Fjala/.
Dogana 4 mijë euro për një aheng
NGA KATEGORIA