Tiranapost ka kontaktuar vetë Agronin për të mësuar diçka më shumë se sa supozimet që shkruheshin lart e poshtë.

(Agron Llakaj dhe Ben Blushi gjatë takimit, foto nga Gazeta Dita)
“Një kafe, miqësi e vjetër, më bëri një propozim po ideja është kështu që mund të iki nga Vizioni mund të mos iki nga Vizioni. Jam duke vlerësuar propozimin”, tha Agron Llakaj për Tiranapost.
Ndërkohë që u pyet edhe nëse do të kishte largim a do ishte individual apo i gjithë programit dhe ai tha se është autor i spektaklit të humorit, duke nënkuptuar që nëse ka ndryshime, shpërngulet i gjithë emisioni.


















