“Do bëjmë seks treshe ose do të publikoj videot”. Dy shqiptarët që kërcënuan italianen

E publikuar: 30/12/2015 01:03
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Mediat italiane kanë raportuar një histori të një studenti shqiptar me një vajzë italiane, lidhje që përfundoi me denoncim në polici. Bëhet fjalë për një student shqiptar 24-vjeçar në Rimini të Italisë, i cili ishte në një lidhje me 20-vjeçare italiane.

Pas më shumë se 1 viti lidhje lidhje, ajo denoncoi të riun shqiptar, pasi ky i fundit e kërcënonte që të kryenin seks treshe me një shokun e tij, gjithashtu shqiptar. Gjithçka nisi kur të dy po kalonin një moment intim në makinë, dhe papritur u shfaq shoku i shqiptarit. Djemtë i kërkuan vajzës që të bënin seks të tre, por ajo refuzoi.

I dashuri i saj e kërcënoi duke e detyruar që të pranonte. Pas kësaj situate, i riu shqiptar donte që kjo lojë mes të treve të vazhdonte dhe e kërcënoi të dashurën e tij duke i thënë se nëse nuk do të pranonte do të publikonte videot e seksit bashkë me shokun e tij. Pas disa muajsh, studentja gjeti kurajën e ndihmuar nga një mik për të denoncuar çdo gjë që kishte ndodhur. Tashmë, dy shqiptarët do të akuzohen për dhunë seksuale në grup, dhunë, kërcënim dhe përndjekje.