Kosovska Mitrovica, 19. novembra 2014 – Direktor Kancelarije za Kosovo i Metohiju Marko Djuric govori na predstavljanje Nacionalne strategije za mlade u Kosovskoj Mitrovici. FOTO TANJUG / BOKI / tj
Drejtori i Zyrës për Kosovë në Qeverinë e Serbisë, Marko Djuric, është tallur sot me bllokadën që serbët ia kanë bërë eskortës së Kryeministrit të Kosovës Isa Mustafa, i cili ishte nisur në Veri për të marrë pjesë në përuruimin e një ure.
Djuric ka thënë se Kryeministrin “krahinor” më pas e ka kontrabanduar KFOR’i nëpër një rrugë malore, në të cilën kalojnë migranëtët, pasi atë atje nuk e do populli serb dhe se këtë e ka shfaqur nëpërmjet bllokadës.
Ndërkohë në një postim të bërë sot Kryeministri i vendit ka treguar se ka arritur të jetë pjesë e ceremonisë së përurimit urës së ndërtuar nga NATO, që lidh dy komunat veriore me shumicë serbe, Zvecanin me Leposaviqin. Gjatë rrugës për atje, mediat kanë raportuar se, Isa Mustafa ishte penguar nga disa serbë që kishin bllokuar rrugën e eskortës së Kryeministrit.
“Mora pjesë sot në përurimin e urës së ndërtuar nga NATO, që lidh Zveçanin me Leposaviqin, dy qytetet më veriore të Republikës së Kosovës.
Ishte kënaqësi të shoh një urë të ndërtuar me standarde të larta, e cila do t’ua lehtësoj lëvizjen banorëve të kësaj ane. Urime!”, ka shkruar Kryeministri Mustafa në facebook.