Drejtori i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Marko Djuric ka deklarue se mbas nenshkrimit të marrëveshjeve në Bruksel, ka ardhë momenti me ju ofrue shqiptarëve dorën e pajtimit të njimendtë dhe se po vjen koha për normalizim të vërtetë të marrëdhanieve të serbëve dhe shqiptarëve.
Djuric i ka deklarue agjencisë serbe të lajmeve Tanjug, transmeton, se Serbia gjatë ditëve të kalueme ka arritë marrëveshje shumë të mira për populli serb në Kosovë, të cilat do t’i mundësojnë me jetue në mënyrë ma të sigurt dhe me ma shumtë të drejta.
“Tash ka ardh momenti me ju ofrue shqiptarëve dorën e pajtimit të njimendtë dhe tash po vjen koha për normalizim të vertetë të marrëdhanieve të serbëve dhe shqiptarëve në Kosovë”, asht shpreh Djuric.