Djuric: Beogradi kërkon t’implementohet marrëveshja qysh u nënshkrue më 25 Gusht

E publikuar: 05/01/2016 19:34
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Drejtori i Zyrës serbe për Kosovën, Marko Djuric, tha se themelimi i Asociacionit të Komunave Serbe asht kusht për normalizimin e matejmë të marrëdhanieve mes Beogradit dhe Prishtinës.

Djuric shtoi se Beogradi ka me na presion ma të madh dhe aktivitet ma të gjanë diplomatic në 2016’n.

Në nji intervistë për agjensinë serbe të lajmeve Tanjug, Djuric tha se Asociacioni dhe statuti e pronësia e Kishës Ortodokse Serbe në Kosovë, kane me qenë temat e negociatave që priten me vazhdue në fund të Kallnorit.

“Dëshirojmë që 2016’s të jetë vit i dialogut, përafrim i marrëdhanieve mes Beogradit dhe Prishtinës, pra mes nesh dhe provinces jugore, n’interes të popullit tone. Nji debat i madh mbi statusin dhe pronësinë diskutabile të Kishës Ortodokse Serbe duhet të shtrohet. Para implementimit të marrëveshjeve t’arrituna deri tash, për neve parësore asht themelimi i AKS’s”, tha Djuric.

Ai shtroi se kërkesa e Beogradit asht që Prishtina t’implementojë marrëveshjen e 25 Gushtit në përmbajtjen identike që asht nënshkrue dhe identike me parimet për themelimin e AKS’s për të cilat asht arritë marrëveshja.