Novak Djokovic fiton edicionin e 135-të të turneut US Open. Falë suksesit në katër sete (6-4 5-7 6-4 6-4) përballë Roger Federer, serbi konfirmohet si tenisti më i fort në botë për momentin. Një finale e madhe, në të cilën Djokovic u paraqit në nivelet e zakonshme, edhe pse luante me handikapin e madh, që kishte nga fillimi deri në fund të gjithë publikun kundër.
Dueli për titullin në Us Open mes dy tenistëve më të mirëve në botë, ishte një sfidë e dy perfeksioneve, sfida e dy koncepteve të ndryshme të lojës, mbrojtjes dhe sulmit. Ndoshta i ndihmuar nga vonesa prej rreth tre orësh e shkaktuar nga rreshjet e shiut, Djokovic u shfaq i jashtëzakonshëm në fushë, cinik në momentet kur i nevojiteshin pikë dhe gjenial për të zgjidhur situatat në favorin e tij.
Pas triumfit në Australian Open dhe atij në “Wimbledon: pikërisht përballë Federer, Djokovic fitoi titullin e tretë në turnetë Grand Slam në harkun e një viti. Për 28-vjeçarin është suksesi i dytë në karrierë në Flushing Meadows.
“Nuk do të thoja se po dominoj në rang botëror, por jam shumë krenar për sukseset e arritura. Fitorja në një Grand Slam është speciale për çdo tenist dhe vlera rritet prej faktit se dy titujt e fundit i kam fituar përballë kampionit më të madh në histori të Grand Slam-eve. Ka qenë një sezon i jashtëzakonshëm, me tre titujt nga katër të mundshëm të fituar, por sezoni ende nuk ka përfunduar”.
Federer në anën tjetër e keq finalen, u tradhëtua nga shërbimet në çdo set të humbur dhe kreu 56 gabime. Zvicerani nuk arriti të përsëriste paraqitjen e shkëlqyer të gjysmëfinaleve ndaj Ëaërinka-s.
“Nuk mund ta mohoj që paraqitjet e Djokovic kanë qenë mbresëlënëse. Një tenist me një karrierë të shkëlqyer. Finalja e luajtur ishte një tjetër shembull. Novak ka fituar shumë trofe të rëndësishëm dhe besoj se do të vazhdojë sukseset edhe në vijim”.