Djokovic fitoi për herë të dytë turneun e Monte Carlos pasi mundi në 3 sete cekun Thomas Berdych në një sfidë aspak të lehtë. Numëri 1 i Botës, që vetëm pak ditë më parë u shpall si sportisti më i mirë i vitit 2014, fitoi turneun e tij të 3-të Masters për këtë vit duke zgjatur dhe serinë e fitoreve radhazi në 17. Pavarsisht se kishte një bilanc 2-18 ndaj Djokovicit, Berdych zhvilloi një ndeshje shumë të mirë. Në setin e parë dhe pse i mori dy herë shërbimin kundërshtarit të tij, Berdych u dorëzua 7-5 me game. Në setin e dytë Djokovic vuajti sërish lojën e shpejtë të Berdych që arriti të fitojë 6-4, pasi kishin pritur më shumë se një orë për pushimin e shiut. Në setin e fundit Djokovic shfaqi më në fund tenisin e tij më të mirë për të fituar 6-3 dhe krejt takimin 2-1 pas 2 orë e 43 minutash.Ky ishte suksesi i tretë në një Masters në 2015-tën për Djokovicin, që këtë vit ka fituar dhe në Indian Ëells dhe Miami.