Djokovic dhe Wawrinka avancojnë në Paris

E publikuar: 03/11/2015 22:41
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Novak Djokovic e nis me këmbën e mbarë Mastersin e Parisit. Fituesi i dy edicioneve të fundit i turneut 1000 pikësh që zhvillohet në kryeqytetin francez, nuk hasi vështirësi në sfidën e ruandit të dytë përballë brazilianit Thomaz Bellucci. Në 1 orë e 35 minuta lojë numri 1 i Botës mbylli llogaritë me kundërshtarin duke trimufuar 2-0 me sete me shifrat 7-5 dhe 6-3. Kjo ishte fitorja e 19 radhazi për Novak Djokovic. U kualfikua për më tej edhe Stanislas Wawrinka.

Zvicerani i cili pozicionohet i 4-ti në Botë, mundi po 2-0 me sete australianin Bernard Tomic. 6-3 7-6(8-6) në tiebreak ishin shifrat e kësaj sfide në favor të Wawrinkas. Edhe fituesi i Mastersit të Parisit në vitin 2012 spanjolli David Ferrer nuk vuajti për të avancuar në ruandin tjetër. 33-vjecari nga Alicante kaloi lehtësisht 2-0 me sete me rezultatin 6-2 6-2 ukrainasin Alexander Dolgopolov. Surprizoi talenti kroat Borna Coric që mundi në dy sete me të njëjtat shifrat 6-4 spanjollin Fernando Verdasco. U kualifikuan në ruandin tjetër edhe francezët Roger Vasellin e Jeremy Chardy që eliminuan respektivisht Karlovic dhe Pouille.