“Lumi unë” është kënga që këngëtari Irkenc Hyka i dedikoi bashkëshortes së tij në ditën e dasmës.
Kjo këngë mori përmasa të mëdha menjëherë dhe në TikTok është kthyer në një trend.
Këtij trendi së fundmi i janë bashkuar djemtë e kombëtares.
Taulant Seferi, Nedi Bajrami dhe Ylber Ramadani janë rikthyer më energjikë se kurrë këtë sezon, që pritet të jetë aspak i lehtë për ta.
Nën tingujt e këngës “Lumi une” djemtë ja marin valles.