Djemtë e Isa Mustafës fitojnë tenderë prej Kryeministrie!

E publikuar: 24/08/2015 13:48
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Zyra e Kryeministrit aplikoi procedurë të mbyllun tenderuese për me kontraktue nji kompani për servisim t’automjeteve.

Nepërmjet kësaj procedure shpalli fitues kompaninë Makcar që asht në pronësi të djemëve të kryeministrit Isa Mustafa, Besnikut e Arbenit, raporton Gazeta JNK.

Ta njajtën ditë kur Isa Mustafa u ba kryeministër, me 9 Dhetor 2014, djali i tij u paraqit para gjyqit nën akuzën për falsifikim të dokumentit zyrtar.

Por pjesë e punës së Besnikut, tre muej e gjysë mbas këtij reagimi, asht ba edhe nji kontratë publike.

Kompania Makcar, ku Besniku asht pronar bashkë me vellaun e tij Arbenin, fitoi kontratë pikërisht prej Zyres se Kryeministrit e udhëhequn prej prindit te tyne-kryeministri Mustafa-që ankohej se i biri po i linqohej prej shoqnie.

Zyra e Kryeministrit shpalli fitues ketë kompani me 21 Korrik të këtij viti.

Gjashtë ditë ma vonë, me 27 Korrik 2015 u nenshkrue kontrata mes Makcar dhe Zyrës së Kryeministrit.

Bazue në Njoftimin për Dhanie Kontrate të publikueme prej Zyres se Kryeministrit oferta e kësaj kompanie në tenderin për servisimin e automjeteve asht në vlerën e 2 mijë e 946 eurosh.

Person kontaktues për ketë kontratë asht Besnik Mustafa.